Amdin Emini shef i ri i SPB-Kërçovë

0
208

Pas riorganizimit të stacionit policor në Kërçovë në Sektorin për punë të brendshme e cila edhe më tej do të jetë nën kapelën e SPB- Ohër, por me ingerenca të shtuara, shef i policisë në Kërçovë do të jetë Amdin Emini.

Ai është i punësuar në polici në vitin 2000, ndërsa në vitin 2002 është bërë zëvendës komandant i stacionit policor në Zajaz, pastaj në vitin 2003 deri 2006 komandant i stacionit policor në Zajaz. Nga viti 2009 deri 2013, Emini është zëvendës komandant i stacionit policor në Kërçovë, me çka një vit është shef i Policisë kufitare perëndimore.

Strugalajm.com