Amerikania ia “mbyll gojën” Daçiqit për fushatën me monedha (foto)

Fushatës “Kosovo is Serbia” të mbështetur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiqit po i kundërpërgjigjen kosovarët anembanë botës.

Ata po ia kujtojnë Serbisë që Kosova s’është e tyre, por që shteti ynë është i bukur dhe i shqiptarëve.

Veç kosovarëve që po postojnë imazhe me monedha të huaja në duar që shkruhet “Kosovo is Beautiful”, “Kosovo is Kosovo” dhe “Kosovo is Albania”, edhe një amerikane iu bashkangjit kësaj fushate, përcjellë Indeksonline.

Jordan Dewar, në llogarinë e saj Twitter i është kundërpërgjigjur Daçiqit, në një mënyrë mjaftë kreative. Ajo këtë e ka bërë duke i thurur disa vargjë, ku shkruan:

“Trëndafilat janë të kuq

Kosova është sublime

Shkatërrimi i monedhës amerikane

Është një krim federal” Kujtojmë që Daçiq thirrjen “Kosovo is Serbia” e bëri duke shkruar pikërisht në dollarin amerikan.