Analisti Dardan Islami i bashkohet AAK-së: I nderuar ti shërbej Atdheut përkrah Ramush Haradinajt

Dardan Islami u bë hyrje e radhës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë e bëri të ditur vet Islami në një postim, në Facebook.

“Për vite të tëra jam munduar të qëndroj jashtë partive duke i komentuar dhe analizuar, por sot ndjehem i pafuqishëm dhe i izoluar kur shof rreziqet, mashtrimet dhe dëmet që po i bëhen vendit!”

“Ndjehem i nderuar ti shërbej Atedheut, Komandantit, mikut, dhe Presidentit të ardhshëm në çdo kohë! Çdo votë e juaj për aleancën është garanci për shtetin!”, shkroi ndër të tjera Islami.