Analisti i njohur: Deklaratat kundërthënëse të Osmanit e Veliut janë indikacion i porosive të ambasadorit amerikan

0
297

Analisti Blerim Vela ka komentuar deklaratat kundërthëëse që kanë dhënë nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani e Agim Veliu pas ofertës së bërë nga VV-ja për shtim të numrit të ministrive në 14.

Vela ka shkruar në Facebook se këto deklarata tregojnë se si ka shkuar takimi i dy ditëve më parë në mes të Ambasadorit amerikan dhe zyrtarëve të LDK-së, e gjithashtu edhe se cila ishte porosia e tij.

Ai thotë se Agim Veliu nuk është duke shprehur qëndrim personal por është bërë zëdhënës i figurave dhe deputetëve që po kundërshtojnë koalicionin me VV-në.

Në anën tjetër, ai thotë se është Vjosa Osmani që po del haptas pro koalicionit me partinë e Albin Kurtit.

Analisti Vela thotë se Veliu dhe të tjerët janë duke bllokuar marrëveshjen sepse po frikësohen nga pushteti absolut i Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë i Velës

Pushteti “absolut” dhe oferta qe then parimet

Deklarimet kunderthenese mes dy nenkryetareve te LDK-se rreth bashkeqeverisjes me LVV eshte indikacion se si ka shkuar takimi me Ambasadorin Kosnett dhe cilat ishin porosite e tij. Se kendejmi, Agim Veliu nuk eshte duke shprehur vetem qendrim individual, por ai eshte bere zedhenes i gjithe atyre figurave dhe deputeteve te LDK qe me cdo kusht refuzojne te arrijne marreveshje per bashkeqeverisje me LVV. Ne anen tjeter, zeri i shpreses per te ardhmen ne LDK, Vjosa Osmani po del haptas ne mbrojtje te parimeve dhe qendrime qe ka mbajtur para zgjedhjeve – koalicion vetem me LVV.

Arsyeja qe po perdorin grupi i Veliu & Co. per ta bllokuar marreveshjen eshte rreziku nga pushteti absolut i LVV. Ky qendrim parasegjithash eshte nencmues ndaj vet LDK pasi paragjykon qe ajo nuk do te kete asnje ndikim ne qeverisje perkunder peshes se saj politike ne Kuvend dhe koalicionin e ardhshem me LVV. Per secilin qe e kupton se si merren vendimet ne Kuvend, perderisa partia fituese, LVV, ka vetem 29 deputete, secili miratim i ligjeve dhe qendrimeve qeveritare do te varet nga mbeshtetja e 28 deputeteve te LDK. Pra, LDK e ka mekanizmin e kontrollit te “siguresave” ndaj tentimit te mundshem te LVV per te instaluar pushtet absolut. Vetoja e LDK ne cdo moment e bllokon secilen nisme te LVV.

Ne anen tjeter, qendrimi i Vjosa Osmanit eshte inkurajues per arritjen e marreveshjes me LVV. Veprimi i saj per te mbrojtur vullnetin e votuesve te saj per ndryshim eshte padyshim shprehje e guximit dhe lidershipit politik qe nuk e sheh tek partite tjera politike. Vjosa Osmani ka vendosur te zgjedh nga menyja dhe jo te jete ne te. Hezitimi i politikaneve tjere te “brezit te ri” ne LDK per tu deklaruar qartaz dhe ne mbeshtetje te Vjosa Osmanit eshte edhe nje tregues i oportunizmit te tyre politik. Ata duket se e shohin politiken si mundesi per arritjen vetem te qellimeve personale ne karrieren e tyre politike dhe jo si sherbim ndaj idealeve dhe vullnetit te votuesve.

Oferta e fundit e LVV per rritjen e numrit te ministrive eshte shkelje me dy kembe te njerit prej premtimeve te tyre baze te bera para dhe gjate kampanjes zgjedhore. Sic duket pushteti po e “then” kurrizin e idealeve dhe parimesise ne LVV. Ky “normalizim” politik i LVV pa dyshim se do te shihet si pershtatje dhe njehesim i saj me praktikat e deritanishme paszgjedhore ne vend kur partite me teper merreshin me pazare ne kurriz re institucioneve se sa mbrojtjen e tyre nga zhvleftesimi dhe tuxharlleku politik. Por, LVV para “normalizimit” te tille politik (leshimit pe per MPB, Presidentin dhe rritjen e qeverise) ka nevoje per “maturim” politik qe bazohen ne gjykim, guxim dhe veprim pertej interesave te ngushta politike.

Zgjidhja me e pranueshme do te ishte sikur LDK te udhehiqte me 6 ministri dhe te propozonte kandidatin e pranueshem per President te vendit, ndersa LVV te udhehiqte me Kuvendin, Qeverine dhe 4 ministri. LVV dhe LDK duhet ti permbahen premtimit te perbashket per qeveri me 12 ministri. Mosbesimi i ndersjelle nuk ishte dhe nuk eshte i lidhur me madhesine e qeverise, por me ndarjen e pergjegjesive dhe udheheqjen e institucioneve kyce. Oferta per bashkeqeverisje duhet te adresoj vetem kete ceshtje dhe te tregoj se a jane LVV dhe LDK te gatshme te sakrifikojne pak nga interesi i tyre politik per te miren e pergjithshme. Ky eshte kompromisi qe i duhet Kosoves dhe qe parandalon tendencat per pushtet absolut nga secila parti.