Analisti serb: Vuçiç është një ndër tradhtarët më këqij serb

Në mjedisin ndërkombëtar, por edhe në Kosovë e Shqipëri mbetet ende e nxehtë tema e korrigjimit të kufirit me Serbinë, por në mediat e këtij vendit përflitet për një “pushtim” tjetër të Kosovës.

Këtë e ka shpjeguar komentuesi ushtarako-politik Miroslav Lazanski në emisionin “Mirëmëngjesi Serbi ” në Happy TV.

Sipas tij, secila hyrje në Kosovë, për të mbrojtur serbët e mbetur në Veri apo gjetkë nuk do të thotë konflikt me NATO.

Dhe këtë Lazanski e ka shpjeguar kështu: “Nëse unë dhe Mariç kalojmë me atlete, xhinse dhe këmishë në Kosovë, a është ky konflikt me paktin NATO? Nuk është! Hajde të mësojmë pak nga shembujt dhe vendet e tjera botërore. Le të themi se rusët në vitin 2014 në Krime nuk kanë bartur fare shenja ushtarake. A ka mundur dikush t’i akuzojë? Askush! Natyrisht, pozita ruse është shumë më ndryshe”.

Lazanski ka theksuar se mbrojtja civile mund të ri-aktivizohet në krahinën jugore serbe dhe për këtë shqiptarët e Kosovës janë të vetëdijshëm, dhe kjo sipas tij është edhe arsyeja pse bëjnë zhurmë.

Duke folur për platformën e Prishtinës për bisedime, Lazanski mendon se ajo është ultimatum për Serbinë.

“Nëse atë platformë e kuptojmë si një lloj skede të ngritur, a lejon ajo mundësi për ndonjë tregti do të shohim… Beogradi qartë ka thënë se nuk ka dialog pa heqjen e taksës, ndërsa platforma edhe më shumë ka “goditur” atë”, sqaroi ai.

Ndër të tjera, Lazanski nënvizon se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka dënuar platformën, e as nuk e ka gjykuar.

“Edhe taksa edhe platforma, të gjitha janë miratuar që mos të bisedohet. Është vështirë që iu hiqen shqiptarëve taksat, kjo ndikon në politikën e tyre të brendshme. Ata janë betonuar në qëndrimin e tyre, ndërsa amerikanët po shohim se nuk janë shumë të interesuar”, shprehet ai.

Në këtë emision, analisti ka shpërthyer në deklarata kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke e quajtur një ndër tradhtarët më këqij serb.