Analisti shqiptar nga Amerika: Vjosa Osmani s’ka të drejtë ta përfaqësoj Kosovën në dialog, partitë duhet të reagojnë

Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi ka shkruar në Facebook se u.d. të presidentit, Vjosa Osmani nuk duhet të shkojë në Bruksel të takohet me Miroslav Lajčák.

Sipas Lushit, vendi duhet ta pauzojë procesin e dialogut me Serbinë deri në momentin kur shpallet fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Postimi i plotë:

U.D. e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, gabon që shkon në Bruksel të takohet me Miroslav Lajčák. Ajo, as si administratore e zyrës presidenciale dhe as si– tash pas shpalljes së zgjedhjeve të reja– ish-Kryekuvendare, nuk mund ta përfaqësojë Kosovën për çështje thelbësore si dialogu Kosovë-Serbi. Kosova duhet ta pauzojë procesin e dialogut me Serbinë deri kur të flet sovrani më 14 shkurt dhe derisa të formohen organet e reja të shtetit. Partitë politike në Kosovë duhet të reagojnë me vendosmëri kundër sjelljeve performative elektorale të Vjosa Osmani-Sadriut.