Andin Lokaj vazhdon me deklarata kontraverse, ofendon rëndë shqiptarët

0
191

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një fitore të rëndësishme prej 2:1 mbrëmë ndaj Shqipërisë U21.

Pas ndeshjes, komentatori i njohur nga Kosova, Andin Lokaj, ka vazhduar me deklaratat e tij kontraverse, duke ofenduar kështu futbollistët shqiptarë, shkruan Fokusi.info.

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribuna”, shkroi Lokaj.

Kjo nuk është hera e parë që gazetari i RTK-së, që paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës bën deklarata të tilla.

“Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, ishte deklarata e Lokajt në vitin 2019, në emisionin “Imazh” në RTK.