Anëtari i Nismas në KQZ pas mbledhjes, e quan vendim politik mos certifikimin e partisë së tij

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, në KQZ, Eshref Vishi ka thënë se vendimi i sotëm i KQZ-së për moscertifikim të Nismës dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet e 14 shkurtit është vendim politik dhe se Nisma do të ankohet sipas procedurave ligjore.

Këto komente Vishi i bëri në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Në mbledhjen e sotshme të KQZ-së, përveç listës së Nismës, nuk u certifikuan as ajo e LVV-së dhe AAK-së.

Ndërsa u certifikuan LDK dhe PDK.