Angela Merkel vetizolohet pas kontaktit me të infektuar

0
197

E konfirmon zëdhënësi i saj.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel duhet të karantinohet për shkak të kontaktit me njerëz të infektuar nga koronavirusi.

Merkel tani duhet të vetizolohet në shtëpi pas një konferencë shtypi që kishte sonte në Berlin.

Kancelarja u informua se të premten ajo kishte kontakte me një mjek, i cili ndërkohë ishte testuar pozitiv me COVID-19, deklaroi për medie zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.