Ankohet Vuçiq: Të huajt u ofruan para serbëve të Kosovës që të garonin kundër Listës Serbe

Vuçiq thotë se përfaqësues të ndryshëm të huaj u ofruan dhe u dhanë para serbëve në Kosovë që të garonin kundër Listës Serbe.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha sot se përfaqësues të ndryshëm të huaj në kafene dhe zyra të ndryshme ditë më parë u ofruan dhe u dhanë para serbëve që të garonin kundër Listës Serbe në zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë, derisa shoti se aktivitete të tilla vetëm do t’i bashkonin më tej serbët.

“Vetëm le të vazhdojnë të punojnë kundër Listës Serbe, kjo do t’i bashkojë edhe më tej serbët,” tha ai, duke shtuar se disa prej tyre janë nga vendet përreth, të cilët, nga rruga, e portretizojnë veten si miq të shkëlqyeshëm të Serbisë, shkruan novosti, përcjell lajmi.net.

Ai këto komente i bëri kur u pyet nga një gazetar për tweet-in e Vuk Jeremiq, se partia e të vrarit Oliver Ivanoviq, do të ishte në listën e kandidatëve serbë.

Vuçiq theksoi se për të është e rëndësishme të bashkonte serbët në Kosovë.

Prandaj, ai uron ata që janë përpjekur të paguajnë serbët që të garonin kundër Listës Serbe, e cila, siç tha ai, është pjesërisht dhe e dokumentuar, se kjo do të bashkojë popullin serb edhe më shumë.

Ai shprehu besimin e tij se Lista Serbe do të fitojë zgjedhjet në Kosovë.

Ai gjithashtu foli edhe për zgjedhjet që po mbahen sot në Medvegjë, ku edhe u bëri thirrje votuesve që të shkojnë në votime.