Ansi Agolli drejt SHBA-ve, afër nënshkrimit me këtë klub

0
287

Ansi Agolli mund të kalojë në SHBA ku pritet vetëm konfirmimi për ish-kapitenit e Shqipërisë.

“SportNews” ka mësuar se 36-vjeçari është në bisedime me klubin e New York Cosmos dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ku kanë mbetur vetëm edhe detaje dhe gjithçka do të zyrtarizohet.

Nënshkrimi me klubin amerikan do të ndodh në ditët në vijim.

Agolli do të largohet nga Qarabag pas nëntë viteve ku fitoi katër tituj dhe tri kupa të Azerbajxhanit.

New York Cosmos ka një histori interesante, u formua në vitin 1970 dhe përjetoi lavdinë për 15 vite, ku me këtë skuadër u aktivizuan yje të futbollit botëror si Pele dhe Franz Beckenbauer.

Klubi u shpërbë për t’u rikthyer në aksion përsëri në vitin 2010.

Aktualisht “njujorkezët” janë pjesë e “National Premier Soccer League”, një kompeticion i cili do të nisë për herë të parë këtë vit dhe edhe pse ende nuk është njohur nga federata e amerikane e futbollit.

Një arsye e fortë se përse Agolli ka zgjedhur SHBA-të është familja, pasi bashkëshortja e tij prej kohësh jetonte atje. /Supersport/