Anthony Joshua e fiton rimeçin kundër Ruizit, bëhet sërish kampioni botëror në boks

Anthony Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz, shkruan Fokusi.info.

Më 1 qershor, Andy Ruiz Jr ia rrëmbeu Anthony Joshuas tre titujt e tij të kampionit botëror në boks, mirëpo tani britaniku i ka rifituar këta titujt, duke e mposhtur Ruizin me vendim të gjyqtarëve.

Joshua ishte më i mirë edhe pse zemërohej kur Ruiz e godistekur binte zilja për herë të dytë në dy runde radhazi.

Me vendim unanim të gjyqtarëve (119-109, 118-110 dhe 118-110), Joshua u shpall fitues pas 12 raundeve të zhvilluara dhe tashmë në rripin e tij mban titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO./Fokusi.info/