Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti, KQZ mbledhje në orën 14:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet në orën 14:00, për të shqyrtuar Dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Dekreti mbërriti në KQZ 11:20, por teksa ora shënoi 12:00, kryetari Klement Zguri e shtyu mbledhjen me dy orë, për në 14:00, pa dhënë sqarime për median për këtë vendim.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi.

Mbledhja urgjente bëhet pas deklaratës së presidentit Ilir Meta që sot firmosi për shfuqizimin e Dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit dhe anulimin e tyre në një afat të pacaktuar.