Anulohen tri fluturime në aeroportin “Adem Jashari”

0
336

Moti i rënduar nga reshjet e borës ka bërë që të ketë edhe anulime të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem “Jashari”.

Deri në këtë moment janë anuluar tre fluturime. Fluturimet të cilat janë anuluar janë:

Prishtinë-Basel Mulhouse

Prishtinë- London-Luton dhe

Prishtinë-Istanbul

Zyra për Media e Aeroportit  ka njoftuar se pista është e hapur, por po ka vështirësi në aterime dhe për këtë ka ardhur deri të anulimi i fluturimeve.

Ndërkaq, në redaksinë e Fokusi.info ka ardhur një fotografi, ku qindra qytetarë kanë pritur me orë të tëra për t’u kthyer në vendet ku ata punojnë./Fokusi.info/