Anulohet konkursi për vendosjen e kiosqeve në Komunën e Prishtinës

0
230

Me vota 28 ‘për’, 11 ‘abstenime’ dhe asnjë ‘kundër’, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka anuluar vendimin për Konkursin që është hapur për vendosjen e kiosqeve në Komunën e Prishtinës.

Replika dhe akuza të shumta u hodhën në mes asambleistëve të Vetëvendosje-s, LDK-së e PDK-së, se ky Konkurs është hapur për interesa personale të tre milionerëve e jo për të mirën e 30 familjeve.

Pas një diskutimi për më shumë se një orë, në fund u anulua konkursi.

Ndryshe, pronarët e kiosqeve kanë protestuar para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar që në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, të anulohet konkursi për kiosqet.