Anulohet mbledhje e Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shtyrë mbledhjen e parë komunale për vitin 2019 për arsye të grevës, përkatësisht, grevën e shërbyesve civil të Komunës të cilët janë në grevë tash e sa ditë.

Në këtë mbledhje do të diskutoheshin dhjetë pika të rendit të ditës.

Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së njëmbëdhjetë dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm të Fakultetit Teknik, në lagjen “Bregu i Diellit”, propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm të bllokut A1, të lagjes “Dodona”, propozimrregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës, Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatgjatë, Bashkësisë Islame të Kosovës, Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi’, SHA, në Prishtinë, Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim NPK “Hortikultura”, Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim NPK “Trafiku Urban”, SHA, në Prishtinë, Diskutim për Raportin vjetor të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2018 dhe diskutim për Raportin vjetor të punës së KKSB-së.

Lini një Përgjigje