Autogoli më qesharak që keni parë u shënua mbrëmë (video)

Një autogol tepër i rrallë është regjistruar në sfidën e kampionatit belg me Klub Bryzh dhe Standard Liezh.

Vendasit arritën të triumfonin me rezultatin 4-0. Në minutën e 22-të, ish-mbrojtësi i Interit, Vanheusden, teksa po mundohej të largonte topin nga zona e rreptësisë, ka rrëshqitur duke e dërguar në rrjetë.

Autogoli

Videoja e autogolit është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa është cilësuar si një ndër autogolat më qesharakë.