Apel i Policisë së Kosovës: Mos ndizni zjarrë në natyrë

0
290

Policia e Kosovës përmes një apeli u është drejtuar qytetarëve të Kosovës që të jenë të kujdeshëm dhe që të mos ndezin zjarre në natyrë duke e patur parasysh motin që po mbretëron këto ditë në Kosovë me erëra të forta.

Në apelin e Policisë së Kosovës thuhet: “Duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thate dhe e lehtë për t’u djegur), Policia e Kosovës KËRKON dhe APELON nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë”.

“Zjarr vënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë”.