Apel qytetar: Banesat e bardha, të bëhen të tilla!

Shkruan: Burim Gjaka

Këto janë banesat e bardha, të parat dhe ndër të vetmet që ishin simbol i qytetit para luftës. Arsyeja pse po shkruaj për to është gjendja fizike dhe infrastrukturore e tyre, e cila momentalisht është më shumë se keq. Edhe pse janë banesa publike ato që nga pas lufta asnjëherë nuk janë trajtuar të tilla nga ana e institucioneve komunale. Moskujdesi dhe shkatërrimi po ua ulë edhe vlerën, e që kur janë ndërtuar kan qenë shembull për të mirë. Sot ky kompleks banesor nuk është i dëshirueshëm për jetesë, ngase kushtet fizike janē minimale. Është dëmtuar fasada e jashtme dhe e brendshme, janë dëmtuar gypat e ujit, kanalizimit dhe ujëmbledhësit dhe si pasojë e këtyre demolimeve uji po i dëmton edhe muret. Është duke u rrezikuar edhe jeta e banorëve ngase sa herë që bie shi, uji po hyn te orat e reymës elektrike, dhe poashtu bodrumet kundërmojnë nga dëmtimi i gypave të stërvjetruar.

 

Prandaj doemos duhet intervenim institucional përveq për qytetarët të cilët paguajë taksa çdo ditë dhe meritojnë mbështetje institucionale edhe nê kuptimin strategjik. Investimi në to da ta ndërtonte pasqyrën e qytetit, ngase secili zyrtar vendor e ndërkombtar që viziton Vushtrrinë, së pari ndalet në Akademinë e Sigurisë Publike dhe pamja momentale i qet hije të keqe qytetit. Ky kompleks tashmë ndodhet në qendrën kyqe të qytetit, afër gjykatës, shkollës fillore, spitalit të qytetit dhe AKSP-së, prandaj duhet invetsim emergjent. Banorët e këtij kompleksi presin nga Komuna që në investimet kapitale të vitit 2021 ta fus prioritet rregullimin e këtyre banesave. Bodrumet, gypat e ujit, kanalizimit, ujëmbledhësit dhe fasadimi i tyre mund të bêhet vetëm nga institucionet, prandaj bëjeni sa nuk është bër vonë.

 

Këto banesa që janë më të vjetrat në qytet meritojnë të bëhen të bardha ashtu siq janë quajtur gjithmonë, për ndryshe investimet në vendet periferike nuk duken askund më mirë se këtu. Investoni për të mirën e qytetarëve sepse ky investim kthehet. Këta banorë merìtojnë investim sepse mjaftë janë mashtruar qe 20 vite. Duke shpresuar se apeli im do të has në përgjigje pozitive institucionale po e mbyll këtë shkrim me disa foto që flasin më shumë se gjithçka!