Apeli konfirmon 746 vjet burgim për grupin e Kumanovës, flet “Komandant Malisheva” nga burgu

Muhamet Krasniqi, i njohur me emrin “Komandant Malisheva”, emër ky që e mori gjatë luftës për çlirimin e Kosovës ka bëre publike pakënaqësinë dhe revoltën e tij kundër vendimit të gjykatës së shkallës së dytë të Apelit të Maqedonisë Veriore,duke thënë se janë gjykuar nga një gjykatë filoruse.

Gjykata e Apelit në Shkup ditën e sotme ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i ‘Kumanovës’, i cili më 2 nëntor 2017 u dënuar me 746 vjet burgim. Në këtë grup janë dënuar gjithsej 37 persona të cilën ishin shpallur fajtorë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në ‘Lagjen e Trimave’, në Kumanovë dhe akuzohen për terrorizëm.

Gjatë luftimeve që zgjatën dy ditë mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Shtatë pjesëtarë të grupit janë dënuar me burg të përjetshëm, 13 janë dënuar me nga 40 vjet burg, ndërsa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg. Të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë.

Ndërkohë një reagim për këtë vendim gjykate ka ardhur edhe nga pjesëtari i grupit të Kumanovës, Muhamet Krasniqi, i njohur me emrin “Komandant Malisheva”, emër ky që e mori gjatë luftës në vitin 2001 në luftimet në Maqedoni.

Ai, ka bëre publike pakënaqësinë dhe revoltën e tij kundër vendimit të gjykatës së shkallës së dytë të Apelit të Maqedonisë Veriore,duke thënë se janë gjykuar nga një gjykatë filoruse.

Reagimi i plotë i Muhamet Krasniqit:

“Vini re: Sot gjykata e shkalles dytë e Apelit na i vertetoj denimet edhe njihere ky shtet na tregoj se nuk ka drejtsi ndaj shqiptarve, as kur ishte Gruevski e as tani kur eshte Zaev te dyte jan nji lloj.

I nderuar popull Shqiptarë edhe njiher po deshmohet padrejtsi duke na vrarë për te dyten here gjithqka deri me sotë paska qenë loje politike edhe e udheheqesve te shtetit tonë sepse nuk paskan bere asgje per ta vendos drejtsin.

Ky shtet po don me i dhene vulen e ndarjes njiher e pergjithmon dhe ju therras te gjithve te punoni deri ne ndarjen e pjeses se ilirides dhe bashkimin e saj me Shqiperin.

Neve nuk do pranojm me asnji qmim qe te transferohemi ne kosove per vujtje te denimit denuar padrejtsisht dhe ti lejm vellezrit tan nga ilirida te vetem.

Edhe njihere fituan forcat pro ruse.

Do te qendrojm stoik e te forte.

Zoti e bekoft popullin Shqiptar .”