Aplikacioni i Dardanit pranohet shërbimet publike në Kanada

Organizata “Germin”, e cila grumbullon të rinjtë nga diaspora me qëllim që t’u ndihmojë atyre në ngritjet profesionale, ka njoftuar për një sukses të jashtëzakonshëm të një të riu shqiptar në Kanada.

Organizata Germin në profilin e saj në FB shkruan:

Jemi të lumtur të ndajmë me ju suksesin e Dardan Isufi, njëherit edhe i diplomuar nga programi i Germin “Shkolla e Diasporës në Kosovë”.

Dardani, i cili është vetëm 23 vjeçar së bashku me kolegun e tij Raphael Gaudreault kanë krijuar aplikacionin #EVA. Para pak ditësh qeveria provinciale e Kebekut, në Kanada ka miratuar aplikacionin e tyre si një nga shërbimet publike të qytetit.

Jemi krenarë me ty Dardan ?!

#DiasporaPower