Apple paralajmëron ndërprerje furnizimesh me iPhone, shkaktar koronavirusi

0
180

Apple thotë se nuk do të publikojë të ardhurat tremujore.

Kjo, pasi, sipas The Independent, përhapja e koronavirusit çoi në ulje të prodhimit të iPhone dhe një rënie të kërkesës në Kinë, transmeton lajmi.net.

Koronavirusi ka prekur dhjetra mijëra njerëz dhe ka vrarë mijëra prej tyre.

Kompania, me qendër në Kaliforni, tha se të gjitha fabrikat e saj të prodhimit në Kinë kishin rihapur. Ata shtuan se gradualisht po kthehen në prodhim të plotë.

Asnjë nga fabrikat e saj iPhone nuk është në provincën Hubei, qendra e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Apple kishte thënë në fund të janarit se priste që fitimi i tremujorit të dytë të ishte midis 63 dhe 67 miliardë dollarë.