Apple Watch, zbulon rrahje të parregullta të zemrës në studimin e kryer në SHBA!

Apple Watch zbulon rrahje të parregullta të zemrës në një studim që është kryer në SHtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo orë ishte në gjendje të zbulonte norma të parregullta të pulsit të zemrës, që mund të sinjalizonte nevojën për monitorim të mëtejshëm rreth një problemi serioz të ritmit të zemrës, sipas të dhënave nga një studim i madh i financuar nga Apple Inc.

Studiuesit shpresojnë se teknologjia mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të fibrilimit atrial, forma më e zakonshme e rrahjeve të parregullta të zemrës. Pacientët me AF të patrajtuar kanë pesë herë më shumë gjasa të kenë një goditje në tru. Rezultatet e studimit më të madh për zbulimin e AF, që përfshin mbi 400,000 përdorues të Apple Watch, të ftuar për të marrë pjesë, u paraqitën në Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë në New Orleans. Nga 400,000 pjesëmarrës, 0.5 përqind, ose rreth 2.000 prej tyre, u sinjalizuan për një impuls të parregullt.

“Mjeku mund të përdorë informacionin nga studimi,ta kombinojë atë me vlerësimin e tyre dhe pastaj të udhëheqë vendimet klinike rreth asaj se çfarë duhet bërë me këtë diagnozë”, – tha Dr. Marco Perez, një nga hetuesit kryesorë të studimit.

Studimi gjithashtu zbuloi se 57 për qind e pjesëmarrësve që morën një alarm në orën e tyre kërkonin kujdes mjekësor.

“Fibroza atriale është vetëm fillimi, pasi ky studim hap derën për studime të mëtejshme në teknologjinë e ndërthurur me mjekësinë, dhe se si mund të gjejmë forma të ndryshme për  të parandaluar sëmundjet para se ato të godasin individët”, tha Lloyd Minor, dekan i Shkollës së Mjekësisë të Stanfordit.