Arben Ristani thumbon opozitën: Na mbetet të lutemi që Rama të ikë vetë…

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka bërë një koment pikant në profilin e tij në Facebook. Ai ka ironizuar aksionin e zgjedhur nga opozita për të larguar Edi Ramën. Ristani shkruan se opozita s’po e largon dot Ramën me zgjedhje sepse refuzoi të marrë pjesë dhe se as protestat dhe dhge as dhuna nuk janë zgjidhje. Ish-deputeti thotë se tani mbetet vetëm që të lutemi që Rama të ikë vetë.

“Do bëni ndonjë gjë për ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?” – më tha shitësja e bukës sot.
Diçka mërmërita nëpër buzë dhe u largova.

Rrugës mendova: T’i thosha se do e mundim Edi Ramën në zgjedhje. Ne kemi vendosur të mos futemi me Edi Ramën kryeministër, në zgjedhje.

T’i thosha që do e largojmë me protesta. Ne kemi bërë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot.

T’i thosha se do e largojmë me dhunë. Ne s’jemi për dhunë, por edhe partneret tanë amerikane e europianë s’na lejojnë.

Mund t’i kisha thënë: Hajde lutemi se bashku që ai të largohet vetë, por nuk do ishte serioze.

Në fakt ka një rrugë tjetër, por atë s’ja thosha dot shitëses se bukës sepse nuk do më kuptonte” – shkruan Ristani në Facebook./LAPSI.al