Arbër Zeneli në formacionin e muajit në Francë

Faqja e specializuar për statistika dhe analiza të futbollit “Who scored” ka zgjedhur 11 futbollistët më të mirë të muajit mars në Ligën e Francës.

Në sistemin e lojës 4-4-2, mesfushori Arbër Zeneli është zgjedhur më i miri në krahun e majtë.

24 vjeçari shihet në mesin e yjeve si Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria.

Zeneli u transferua te ekipi Reims në afatin kalimtar të janarit dhe deri tani ka 2 gola dhe 2 asistime në elitën e futbollit francez.