Arbër Zeneli paralajmëron rikthimin e shpejtë

0
258

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli duket se është duke u rikuperuar në afate kohore dhe rikthimi i tij në fushë parashihet të vjen shumë shpejt.

Zeneli që u lëndua në ndeshjen Mali i Zi – Kosova përmes rrjetit social “Instagram” ka paralajmëruar një rikthim në fushë.

Futbollisti nga Mitrovica ka postuar një fotografi ku shihet me fanellën e Reims dhe ku ka vendosur një orë që ‘parasheh’ rikthimin e tij shumë shpejt.

Rikthimi i Zenelit në fushën e gjelbër do të thoshte shumë për Reims, e sidomos për Kosovë.

“Dardanët” synojnë kualifikimin në ‘Euro 2020’ nga play-offi i Ligës së Kombeve, ku në mars takohen me Maqedoninë e Veriut dhe Zeneli pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes për këtë ndeshje.