Arbitri shqiptar në Itali: Më godasin dhe ofendojnë për shkak të origjinës sime

I gjendur mes dhunës dhe ofendimeve për shkak të origjinës së tij, Seldi përballet gjithmonë me racizmin në ndeshjet që ai arbitron në Kategorinë e të rinjve, teksa persona të ndryshëm mjaftohen me origjinën e 18-vjeçarit për ta ofenduar e dhunuar në disa raste.
Në një intervistë për “La Stampa”, arbitri shqiptar ka treguar peripecitë e tij, megjithëse ka këmbëngulje për të dërguar deri në fund profesionin e tij.
“Futbolli nxjerr ndonjëherë në pah anën më të keqe te njerëzit. Kam dëgjuar dhe parë sesi prindërit ofendojnë fëmijët e ekipit kundërshtar, por historia që dua të tregojë është e një tjetër natyre.
Unë jam një arbitër i huaj 18-vjeçar dhe gjithmonë në Itali përplasem me racizmin. Gjithmonë më konsiderojnë si “shqiptari” dhe shpeshherë më kanë ndjekur deri te dhomat e zhveshjes. Kam mbyllur derën në disa raste me çelës dhe dëgjoja shkelmimet e personave të ndryshëm dhe ofendimet e tyre kundrejt meje. Kështu në ditën e dielë kam dëbuar një futbollist nga fusha e lojës dhe shoku i tij më ka goditur me grusht në stomak. Do të doja të heshtja, por tashmë është e tepërt.
Kam që në moshën 7-vjeçare në Itali dhe fillimisht nuk kam pasur probleme me origjinën time, por gjërat kanë ndryshuar dhe po përballem me racizëm në punën time që po bëj te Kategoria e të rinjve. Situata të ofendimeve dhe dhunës për shkak të origjinës më kanë ndodhur shumë herë, megjithatë unë nuk dua të dorëzohem për të ushtruar profesionin tim” është shprehur Seldi Coku. /vipsport.al

Lini një Përgjigje