ARD me artikull të veçantë për Parkun e Gërmisë

Transmetuesi publik gjerman, ARD, ka publikuar disa fotografi të Parkut të Gërmisë në një artikull të veçantë, kushtuar këtij të fundit.

“Zhyteni vetën në një botë tjetër: Parku i Gërmisë”, është titulluar artikulli i këtij transmetuesi. Tutje, është shoqëruar fillimisht me një fotografi të centraleve elektrike të “Kosovës B” në Obiliq, duke vënë në pah edhe ndotjen që i shkakton djegia e qymyrgurit ajrit. Në artikull theksohet edhe se për shkak të kësaj, Prishtina radhitet e para në qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë.

“Kualiteti i dobët i ajrit, sidomos përgjatë muajve të dimrit, e radhit Prishtinën të paren në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë”, shkruhet në artikull.

Në anën tjetër, ARD ka përmendur edhe Parkun e Gërmisë, në të cilin kualiteti i ajrit është dukshëm më i lartë.

Tekstit të tyre ia kanë bashkangjitur edhe disa fotografi të parkut, së bashku me pijet tradicionale siç është çaji i rusit dhe llojet e kërpudhave që rriten në këtë zonë.