Ardian Gjini: Kurti e gjeti sonte mënyrën për të dhënë dorëheqje

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se kryeministri Kurti sonte e ka gjetur mënyrën për të dhënë dorëheqje.

Ai tha se Kurti duhet ta shpjegojë se pse po dëshiron të shkojë në zgjedhje.

“Mundem me thënë mendim tim. Unë po besoj që kryeministri s’po don me dhënë dorëheqje vetëm dhe e gjeti mënyrën me dhënë dorëheqje. Ka mundësi me vazhdu qeverisjen, kërkush s’po e pengon, por meqenëse po do me dhënë dorëheqje e ka gjet mënyrën me shpërnda kuvendin dhe po don me bë bashkë me tjerët, jo vetëm. Në aspektin politik është legjitime, sa ka të drejtë elektorale duhet me e pa sepse duhet me e shpjegu pse, çka e ka zorin që don me shku në zgjedhje menjëherë kur i ka edhe 7-8 muj. Spo them që sduhet, qëndrimi i Aleancës është që duhet, por besoj që është fer me shpjegu kryeministri pse po do me shku në zgjedhje tash”, tha Gjini në “Pressing” të T7.

Ai vlerësoi se Kurti duhet ta përfundojë mandatin “që t’i dalë boja”

Lini një Përgjigje