Ardian Gjini: Nuk ka logjikë që Aleanca të mos e votojë mocionin e mosbesimit

0
239

Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja, pritet ta votojë mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pritet që ta votojë mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, të cilën sot e paralajmëroj kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ardian Gjini nga AAK-ja, ka thënë për lajmi.net, se partia e tij nuk ka asnjë arsye që të mos e votojë mocionin e mosbesimit për një qeveri të këtillë.

“Për punën e mosbesimit nuk jemi mbledhur ende, e kemi diskutuar dekretin e presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por mund t’ju them që nuk ka logjikë që Aleanca të mos e votojë mocionin e mosbesimit për një qeveri të këtillë, një qeveri e cila ka filluar t’i shkatërrojë lidhjet të cilat populli i Kosovës ka pritur me qindra vjet me i krijua”, deklaroi Gjini.