Ardiana Maloku në “luftë” me tumorin në kokë, kërkon ndihmën e qytetarëve

0
221

Ardiana Maloku, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo është diagnostikuar me sëmundjen “Cavernoma multiple”, që është lloj tumori në kokë.

45 vjeçarja, ka pesë ditë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët duke thënë se e ka kohën e limituar, deklarojnë që kjo sëmundje mund të trajtohet vetëm jashtë Kosovës.

Ardianës i nevojitet tretman mjekësor jashtë shtetit, dhe familja nuk ka mundësi t’i mbulojë shpenzimet e tretmanit në shumë prej 17 mijë eurove.

Apelohet tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë sipas mundësive për shërimin e saj.