Argjentina e ka mposhtur Italinë

Argjentina e ka mundur Italinë me rezultat 2-0 në stadiumin “City of Manchester” në Angli.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje për vdekjen e ish mbrojtësit italian Davide Astori.

Të gjithë futbollistët italian dolën në fushë fillimisht me fanellën numër 13 në nder të ish-shokut të tyre Astorit.

Pjesa e parë përfundojë pa gola 0-0 dhe ishte tërësisht e barabartë dhe të dy golat në këtë përballje erdhën në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë Argjentina kërkonte më shumë golin dhe ai erdhi tek në minutën e 75-të  të takimit, nëpërmes Eder Banegas.

Argjentina nuk u ndal pasi që shënoi edhe një gol tjetër pas një kundërsulmi të mirë organizuar,  ku e arritën 10 minuta më vonë me anë të mesfushorit Lanzini.

Ndërkohë që, trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli kishte vendosur ta pushoj Lionel Messin ,duke e lënë në bankën rezervë.

Manuel Lanzini

Manuel Lanzini

 

Lini një Përgjigje