Ariu zbret nga malet, i futet në pronë një familjeje në Kusar të Gjakovës

0
95

Një ari ka zbritur nga malet e fshatit Kusar dhe është futur në pronën e një familjeje.

Banorët e Kusarit kanë thënë për IndeksOnline se aktualisht ariu është i kurthuar dhe nuk ka shkaktuar ndonjë dëm.

Lëvizjet e ariut janë nën monitorim nga Policia e Gjakovës, zyrtarët komunal dhe Shoqata e Gjahtarëve.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj, ku sipas tij informatën e kanë pranuar nga qytetarët dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ai tha se nuk ka persona të lënduar ndërsa ariu është nën përcjelljen e autoriteteve përkatëse dhe po pritet të merren masa për largimin e tij në mënyrë të sigurt.