Armando Sadiku kalon tek Levante

Dita e sotme ka qenë një ditë e veçantë për Armando Sadikun, pasi sulmuesi u transferua te ekipi spanjoll i Levantes. Ai ka kryer edhe stërvitjen e parë me ekipin dhe pas saj ka dhënë edhe një intervistë për mediat pranë klubit.

Sulmuesi duket i kënaqur nga mikpritja e shokëve të rinj dhe ka folur për ndjesitë në ditën e tij të parë në Spanjë.

“Jam shumë i lumtur që jam në këtë skuadër. Shokët e ekipit janë treguar shumë të mirë dhe jam i kënaqur që gjendem këtu. Skuadra më ka ndihmuar duke filluar nga dita e parë e stërvitjes. Ky është një hap i madh për karrierën time dhe jam i kënaqur që luaj në La Liga.

Kam parë disa ndeshje të këtij ekipi dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira së bashku. Bardhi është futbollist i mirë, flasim shqip dhe mund të më ndihmojë në këto ditë të para. Një përshëndetje për të gjithë përpara Levante”, është shprehur Sadiku.