Armeni: Nëntë të plagosur nga shpërthimi në “Burger King”

0
249
Të paktën nëntë persona janë plagosur, shumica e tyre shtetas të huaj, nga një shpërthim që ka ndodhur sot në restorantin e ushqimit të shpejtë “Burger King” në Jerevan, raportoi Ministria e Situatave Emergjente të Armenisë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 20:45 të në kohë lokale dhe në vend ka katër automjete zjarrfikëse dhe një ekip reagimi të shpejtë nga Qendra për Krizë Kombëtare.
Në mesin e të plagosurve ka edhe të mitur.