Aronia një frut shumë i fuqishëm- Antibiotik

Aronia është një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm.

Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës.

Në ndryshim me frutat e tjerë, kokrrat e Aronias mund të blihen dhe të hahen të freskëta, por edhe në formën e lëngut dhe të ekstraktit.

Ato mund t’i përdorni si në rastin e boronicës, si lëng, me krepa, me tërshërë, në formën e salcës, me kos ose të gjalla.

Bimët e Aronias kanë filluar të mbillen edhe në Shqipëri, pasi kërkesa është në rritje dhe vetë Aronia mbetet një lloj fruti, i cili nuk është kultivuar më parë dhe as nuk gjendet gjerësisht në formë të egër.

Kokrrat e freskëta të Aronias përdoren për në pregatitjen e lëngjeve të ndryshmeve, shurupit, reçelit dhe verës.

Kokrrat e thata të Aronias gjenden në shumë dyqane organike dhe mund t’i kombinoni me ëmbëlsira, musli apo biskota.

Në shumë vende të ndryshme të botës, kokrrat e thata të Aronias përdoren për pregatitjen e çajrave bimorë të pasur me antioksidantë.

Vetitë e AroniaBurim antioksidantësh
Kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frut. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmet e radikaleve të lira.

Duke qenë se Aronia është e pasur me antioksidantë kjo kokërr ka një aftësi marramendëse (më të madhen mes frutave) për përthithjen e oksigjenit dhe për të neutralizuar radikalet e lira.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon enët e gjakut
Kokrrat e Aronias përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të forta dhe duke zvogëluar rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës.

Radikalet e lira janë shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve në organizëm, dhe kokrrat e Aronias parandalojnë formimin e këtyre radikaleve, rrjedhimisht duke shmangur sëmundje si diabeti apo simptoma të tjera kardiovaskulare.

Kokrrat e pjekura të Aronias përmbajnë një sasi të lartë fenolës që disinfektojnë gjakun, ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit të plagëve, largojnë toksinat, ulin inflamacionit dhe i bëjnë enët e gjakut më elastike.

Balancon nivelet e tensionit të gjakut
Kokrrat e Aronias mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale.

Këto kokrra me pigment të errët, parandalojnë spazmat tek enët e gjakut dhe mbajnë tensionin e gjakut larg zonës së rrezikut.

Lëngu ose çaji i Anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij.