Arrestimet, Selimi takohet me shefin e EULEX-it

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se është takuar sot me shefin e EULEX’it, Lars-Gunnar Wigemark, derisa, me të kanë diskutuar edhe për aksionet e kryera nga Dhomat e Specializuara.

Selimi në Facebook ka shkruar se ky ka qenë takim i rregullt e se ka pranuar raportin e fundit të misionit për sistemin gjyqësor.

“Në takim të rregullt me Shefin e Eulex-it, ambasadorin Lars-Gunnar Ëigemark, pranova raportin e fundit të këtij misioni për sistemin tonë gjyqësor, të cilin së shpejti do ta lansojmë bashkërisht për publikun. Në kuadër të takimit, diskutuam edhe për ecurinë e hartimit të Strategjisë Sektoriale për Sundim të Ligjit, parandalimin e dhunës në familje, si dhe trajtimin e rasteve të shënjestruara. Gjithashtu ngrita shqetësimin në lidhje me operacionet e fundit të kryera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje