Arrestimi i kosovarit në Merdare, MPJD njofton shtetet e QUINT-it

Një qytetar nga Kosova u arrestua në Merdare nga autoritetet e Serbisë.

Teki Mustafa, u arrestua me pretendimin se ka kryer krime lufte.

Lidhur me rastin ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Zyra Ndërlidhëse në Beograd, i ka njoftuar shtetet e QUINT-it.

“Gjithashtu do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Tefik Mustafa, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Mustafa nga organet serbe”, thuhet në reagim.

Tutje, Ministria e Jashtme e dënon ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe njëkohësisht bën thirrje për lirimin e qytetarit, Tefik Mustafa.

“Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51”.

Lini një Përgjigje