Arrestohen 11 serbe, 9 shtetase të Shqipërisë dhe një shtetase e Kosovës në Maqedoni

0
378
Në periudhën prej orës 22 mbrëmë deri në orën katër të mëngjesit të sotëm, gjatë një aksioni policor janë arrestuar 26 femra të moshës prej 20 deri 40 vjeçare, në objekte hotelierike në Tetovë dhe Gostivar.
Siç kumtoi MPB-ja, gjatë kontrollit në objektet hotelierike janë zbuluar 39 femra, prej të cilave 13 nga Maqedonia, ndërsa 26 nga vendet e huaja. Prej tyre 11 kanë qenë shtetase të Serbisë, nëntë nga Shqipëria, katër nga Bullgaria, dhe nga një shtetase nga Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina.
Aksionin e kanë realizuar zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, në bashkëpunim me disa njësi organizative në MPB-së, si dhe shërbimet kompetente inspektuese pranë DAP, Inspeksionit të Punës dhe atij të Tregut.