Arrestohen 24 persona që vunë qëllimisht në zjarr tokat në Australi

0
187

Policia ka arrestuar të paktën 24 persona për fillimin me qëllim të zjarreve në shtetin e Uellsit të Ri Jugor në Australi, sipas një deklarate nga policia u lëshua të hënën.

Forcat e rendit në Uellsin e Ri Jugor kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër 183 personave, 40 prej të cilëve janë të mitur, për vepra të kryera lidhura me zjarrin që nga 8 nëntori, thuhet në deklaratë. Veprimet juridike variojnë nga paralajmërimet deri te akuzat penale, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Nga ata 183 persona, 53 kanë marrë paralajmërime ose kallëzime penale të mos veprojnë në përputhshmëri me ligjin për sa i përket zjarrit dhe 47 janë akuzuar se kanë hedhur një cigare të ndezur në tokë, sipas deklaratës së policisë.

Të paktën 24 njerëz kanë vdekur në të gjithë vendin prej nga shtatorit, kur edhe kishte filluar zjarri.

Ndonëse zjarret kanë prekur çdo shtet në Australi, Uellsi i Ri Jugor ka pësuar më së shumti dëme.

Gati 18 milionë hektarë tokë janë djegur – shumica e tyre tokë djerrë, pyje dhe parqe kombëtare, të cilat janë shtëpia e kafshëve të egra në vend.

Afro gjysmë miliardë kafshë janë prekur nga zjarret në Uellsin e Ri Jugor dhe miliona prej tyre me gjasë të madhe kanë ngordhur, sipas ekologëve të Universitetit të Sidneit.