Arrestohen 5 shqiptarë në Gjermani, po punonin “në të zezën”

0
135

Më 9 qershor, zyrtarët e zyrës kryesore doganore në Potsdam kanë arrestuar pesë punëtorë migrantë të paligjshëm nga Shqipëria, të cilët po bënin punë shtrimi rrugësh në Ludwigsfelde.

Ditë më parë, punëtorët kishin hyrë në fokusin e kontrollit financiar për punë të paligjshme, kur një doganier i Potsdamit kishte vëzhguar ata dhe kishte pikasur një mashtrim që është i njohur për doganat, transmeton albinfo.ch.

Kompanitë, kryesisht britanike u ofrojnë pronarëve të shtëpive shërbime të ndryshme ndërtimi në dhe zakonisht kërkojnë pagesë direkte në para, shkruan dpa.de. Kryesisht ofrohen ekzekutime të shpejta dhe të lira të punimeve me gurë dhe kopsht, si ndërtimi i tarracave ose krijimi i shtigjeve në oborre të shtëpive.

Sipas gjetjeve të doganave, disa nga kompanitë punësojnë punëtorë të paligjshëm dhe nuk paguajnë taksa dhe as kontribute për ta.

Doganierët ua kanë dorëzuar autoriteteve të emigracionit pesë punëtorët e paligjshëm. Tani ata janë të kërcënuar me dëbim nga Gjermania dhe procedim penal për qëndrim të paligjshëm në Gjermani.