Arrestohen dy persona, dyshohet se falsifikuan 15 mijë euro

Policia sot ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona nën dyshimin për përfshirje në dy vepra penale.

Sipas policisë të arrestuarit janë D. R. viti i lindjes 1991 dhe F. Z. viti i lindjes 1996. Ata kanë deponuar në një bankë në Fushë Kosovë dhe Malishevë, që dyshohet se ishin të falsifikuara, njofton Klan Kosova.

“Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 (trembëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 (shtatëmbëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro”.