Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

65

Sot nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhë sot rreth orës 01:30, në një market në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar: F.G. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Y. S . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Dy personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore ndaj tyre, pasi që të njejtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë, thuhet në njoftimin e policisë.