Arrestohen katër persona në Durrës, prej tyre edhe dy kosovarë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kosovarë.

Policia njofton se kosovari me iniciale M.K., 39 vjeç është kapur në portin e Durrësit për të kaluar kufirin për në Itali, me kartë identiteti Sllovake dhe leje drejtimi Sllovake, të dyshuara të falsifikuara.

Ai akuzohet për veprat penale” Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”dhe” Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve”.

Gjithashtu në pranga ka rënë shtetasi S.Xh., 29 vjeç, banues në Durrës ka goditur me thikë një 26-vjeçarin me iniciale M.K, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu një tjetër kosovar ka rënë në pranga pasi dyshohet se i ka vjedhur celularët dy shtetasve në lagjen Nr.13, Plazh.

I arrestuari është shtetasi A.B., 19 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale”Vjedhja”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.Sh., 35 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V. Sh.”, informon policia./oranews