Arrestohen katër persona që rrahën rojën në qendrën e azilit

0
199

Policia ka arrestuar në Lipjan katër të dyshuar meshkuj, tre prej tyre shtetas të Marokut dhe njëri i Sirisë.

Të dyshuarit kanë rrahur punëtorin e sigurimit të qendrës së azilit në Magure.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, tre nga ta shtetas të Marokut dhe një shtetas i Sirisë, të cilët në qendrën e azilit e kishin sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit të qendrës viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.