Arrestohet 67 vjeçari në Vushtrri për zjarrvënie

0
90

Policia e Kosovës ka arrestur sot një 67 vjeçar në Vushtrri për zjarrvënie.

Zyrtarët policor gjatë veprimeve hetimore kanë arritur të identifikojnë pronarin i cili në këtë rast ka vet-shkaktuar ndezjen e hamullores në arën e tij, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z.D., 67 vjeçar shtetas Kosovar dhe ndaj tij të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””.

Përndryshe policia në Rajonin e Mitrovicës sot si dhe ditëve të kaluara, kanë ndërmarr një fushatë të gjerë me qellim të parandalimit të dukurisë së zjarrvenies e cila në këto dite mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të temperaturave të larta.