Arrestohet drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Është arrestuar sot drejtori i stacionit të autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti.

Lajmi është konfirmuar edhe nga emaili zyrtar i këtij institucioni. Arsyet e arrestimit të drejtorit thuhet se janë sjelljet e tij arrogante ndaj punëtorëve.

“Përmes këti emaili njoftojm mediat e shkruara dhe elektronike se sot pas dite është arrestuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Arsyet e arrestimit të drejtorit është sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve, i njejti është tani gjindet në stacionin policor jugu në Prishtinë” thuhet në njoftim.