Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

676

Policia e Kosovës në Gjakovë, ka arritur ta arrestoj personin që vrau dhe plagosi një person në Marmull të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se Policia në Gjakovë ka arritur të arrestoj  personin e dyshuar e po ashtu  ka konfiskuar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të  veprës penale”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Express mëson se i arrestuari është rreth 31 vjeç e inicialet janë A.GJ.