Arrestohet ish-këshilltari i lartë i Donald Trump

Është arrestuar mëngjesin e kësaj të premte, Roger Stone, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe ish-këshilltar i lartë i Presidentit amerikan Donald Trump.

Stone raportohet se po akuzohet për vepra penale që rrodhën nga hetimi special për Rusinë, njofton Klan Kosova.

Roger Stone është ngarkuar me shtatë akuza, me ndërhyrje të dëshmitarëve, pengesë dhe deklarata të rreme për ndërveprimet e tij në lidhje me lirimin nga WikiLeaks të emaileve të hakuara gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016-të.

Sipas aktakuzës, disa nga këto deklarata të rreme u bënë në komisionin e Dhonës së Inteligjencës.

Aktakuza e shqiptuar nga avokati i posaçëm Robert Mueller nuk e akuzon Stone për bashkëpunim në në ndërhyrjen e qeverisë ruse në zgjedhjet e 2016-ës, por aktakuza parashtron në hollësi bisedat e Roger Stone për emailet e vjedhura të demokratëve të publikuara nga WikiLeaks.
 

Publikimi i emaileve ishte bërë në javët përpara se republikani Donald Trump të mundte kundërshtaren demokrate Hillary Clinton.