Arrestohet kosovari në Gjermani, dyshohet se vrau partneren

Një kosovar është arrestuar në Gjermani nën dyshimet për vrasjen e partneres. Policia gjeti gruan e vrarë nga disa plumba në makinën që drejtonte kosovari në Minfeld.

Rasti ndodhi të shtunën e 8 shkurtit kur një patrullë policore ndali një makinë nga e cila shoferi doli me armë në dorë. Në makinë u gjet e vrarë një 33 vjeçare nga Landau, vdekjen e të cilës e konstatoi mjeku në vendin e ngjarjes.

Me kërkesën e prokurorit i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje.

Hetimet po vazhdojnë derisa policia nuk ka dhënë detaje të tjera.